foods for perfect looking skinKujdesi ndaj fytyrës fillon që nga mënyra se si ushqehemi. Nëse duam të kemi lëkurë të lëmuar, pa akne dhe të pastër këto janë ushqimet që duhet të konsumoni.

Fruta deti, për fytyrë të pastër dhe plot shkëlqim

Shumë prej jush mund të kenë dëgjur se peshku është i shëndetshëm e duhet ta konsumoni shpesh. Jo vetëm që kjo bën mirë për organizimin tuaj, por ju ndihmon të arrini rezultate të dukshme edhe në fytyrën tuaj. Konsumimi i peshkut, apo ushqime të tjera deti, ju ndihmojnë të keni një fytyrë pa akne dhe plot shkëlqim.

Kafja dhe çaji

Pirja e një filxhani kafeje në ditë ul rrezikun e kancerit të lëkurës. Studimet kanë vërtetuar se 93.000 gra të cilat konsumonin kafen çdo ditë, kanë ulur me 15% rrezikshmërinë e kancerit të lëkurës. Kafeina vret qelizat të cilat e dëmtojnë lëkurën dhe e bllokojnë depertimin e tyre në të.

Qitro për lëkurë të butë dhe të tendosur

Qitro është një prej frutave që përmban Vitaminën C në përbërjen e saj. Kjo vitaminë parandalon daljen e rrudhave, e bën lëkurën më të butë dhe e tendos atë.

 

Qumësht soje për fytyrë rinore

Nësë konsumoni qumështin e sojës ju do të arrini të ruani freskinë dhe rininë e fytyrës pavarësisht se në çfarë moshe jeni. Studimet kanë vërtetuar se përdorimi i qumështit të sojës parandalon krijimin e rrudhave edhe nëse fytyra është e ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë më shumë sesa është e këshillueshme.