Ushtria të bëhet në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n



“Problemin e ushtrisë do ta zgjidhim, por këtë do ta bëjmë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në përvjetorin e Lidhjes Demokratike në Podujevë.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kemi bërë këtë shtet që e kemi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i ndërtojmë edhe institucionet e ardhshme të Republikës së Kosovës. SHBA-të e përkrahin themelimin e Ushtrisë së Kosovës, por kërkojnë që ky themelim i Ushtrisë së Kosovës të bëhet në bashkëpunim dhe në bashkërenditje me ta”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se Kosova e meriton dhe duhet ta ketë ushtrinë e saj, por do ta ketë edhe ushtrinë, edhe miqësinë dhe përkrahjen e SHBA-së./REL


Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*