Vaduz i Armando Sadikut siguroi mbijetesën në Superligën e Zvicrës pas barazimit pa gola me një rival direkt si Lugano, ku luan Frederik Veseli. Diferenca me Zurich e vendit të fundit është 4 pikë kur ka mbetur edhe 1 ndeshje për t’u luajtur.

Sadiku shpërdoroi një mundësi të mirë për të festuar një fitore, pasi 11-metërshi i goditur prej tij u ndal nga portieri. Në këtë sfidë pati edhe moment frike, Sabbatini u përplas me një shok të ekipit duke humbur ndjenjat në fushë. Në rrezik për renie janë Lugano dhe Zurich. Pikërisht Zurich ishte ekipi që e huazoi Armando Sadikun te Vaduz.

Luzern i Jahmir Hykës siguroi pjesëmarrjen eliminatoret e Europa League. Fitorja 4 – 1 në fushën e St.Gallen ishte vendimtare. Hyka dha pasimin për golin e parë. Mesfushori shqiptar është një lojtarët kryesorë të Luzern.

Tv Klan