Valixhe me drogë në autobus drejt Gjermanisë, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar, në Muriqan. Në pranga kanë përfunduar: Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë dhe dy kosovarët Dugagjin Lyta, 48 vjeç; Ekrem Burovci, 34 vjeç.

Policia kufitare ka ushtruar kontroll në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani, me targë 07 183 CE. Efektivët kishin marrë informacione, ndaj urdhëruar gjithë pasagjerët të zbrisnin në tokë çantat e tyre.

Shofer i parë i autobusit ishte Ekrem Burovcim shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxher Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg kanabis.

Në këtë pikë kufitare janë bllokuar qindra kg kanabis, ndërsa qëllimi i vetëm i trafikantëve ka qenë nxjerrja e lëndës narkotike jashtë Shqipërisë./ tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura