Pogradec-Një ngjarje e rënde është shënuar në qytetin e Pogradecit. Një i ri, ka gjetur vdekjen pasditen e sotme rreth orës 17.00, në lagjen nr 1 të qytetit.

Viktima është Fatjon Lepi, 27 vjeç dhe fillimisht u raportua se i riu ka ndërruar jetë nga një masë elektrike gjatë kohës që ishte duke bërë dush, por sipas burimeve të policisë mendohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (atak në zëmër). Pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore./tvklan.al