Veliaj: Portë kryesore hyrëse për Tiranën

Rruga e Durrësit do të shërbejë vetëm si një portë hyrëse për Tiranën duke u kthyer në një zonë me një kalim për automjetet.

Punimet janë drejt fundit, ndërkohë që gjatë inspetimit të tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për hëre të parë do të ketë edhe një korsi të dedikuar për autobusët.

“Do të eksperimentojmë ‘Rrugën e Durrësit’ me një kalim, pra si portën hyrëse të Tiranës, kurse shkarkimin do ta bëjmë nga rruga “Mine Peza”, e cila gjithashtu lidhet me ‘Zogun e Zi’. Do të kemi për herë të parë një korsi të dedikuar për autobusët, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët, dhe një korsi të dedikuar për biçikletat”.

Punimet vijonë edhe për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe rikonstruksionin e ujësjellësit, duke zgjidhur kështu  problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën veriore të kryeqytetit.

“Në këtë aks, në tubacionet e vjetra shkarkoheshin edhe uji i shiut, edhe kanalet e zeza. Me këtë investim zgjidhim edhe furnizimin me ujë, duke shtuar dy rrjete në secilën anë të Rrugës së Durrësit”.

Furnizimi me ujë i kësaj zone mbyll totalisht Unazën, ndërsa pritet që të vazhdohet me projektin e “Kombinatit”.

Tv Klan