Pas procedimeve të zyrtarëve të bashkisë nga SPAK, kryetari Erjon Veliaj ka marrë vendimin për largimin e tyre nga puna dhe paralajmëron riformatim të ri në institucionin që drejton. Ai deklaroi se përveç auditit, duhet të krijohet edhe sistemi për të luftuar konfliktin e interesit.

Erion Veliaj: Sot për shembull e kam nisur ditën dhe më vjen mirë që nuk e anullova takimin se doja shumë të isha me ju, por me një takim tjetër, me disa kolegë ku disa do të duhej të largoheshin nga organizata, sepse është me rëndësishme se sa 1 apo 2 persona që mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin, por teksa zgjidhen këto probleme na duhet që organizata të vazhdojë përpara, që puna të vazhdojë përpara. Unë besoj që njerëzit duhet t’i zgjidhin këto probleme pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë,siç është Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë sisteme vetë-korrektuese.

Ai theksoi se u duhet dhënë kohë këtyre njerëzve të sqarohen me drejtësinë ndërsa theksoi se nuk mund të zerohen punët e bashkisë.

Erion Veliaj: Pavarësisht se unë besoj në pafajësinë e kujtdo derisa drejtësia të provojë se ka një problem dhe duhet t’u japësh kohë njerëzve që të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërkohë që organizatës duhet t’i japësh lirinë që të vazhdojë, të ecë përpara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i mbajti këto qëndrime në një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa”, me të cilët ndau disa prej projekteve që po realizohen në kryeqytet.

Klan News