Vesa Smolica zgjedh që në pjesëmarrjen e parë të saj në “Kënga Magjike” t’i këndojë dashurisë së lënduar, tradhtisë, por edhe zgjimit shpirtëror. Në “E diela shqiptare” në Tv Klan, Vesa thotë se ka dashur prej kohësh të ishte pjesë, por ka qenë në pritje të një materiali dinjitoz. Ndërkohë, çfarë kuptimi ka kjo këngë për të?

Ardit Gjebrea: Si duhet ta interpretojmë faktin që ti i këndon tradhtisë?

Vesa  Smolica: Po të gjithë ndonjëherë kemi qenë të tradhtuar, kemi gjithë këto vite.

Ardit Gjebrea: Sa mirë sepse po mendoja të gjithë ndonjëherë kemi tradhtuar dhe thashë mos!

Vesa  Smolica:  Jo, unë kam qenë në këtë rast.

Situatën e saj aktuale të dashurisë Vesa nuk ngurron të na e thojë me një varg kënge./tvklan.al