70 vite në rrugët e botës… Eshtë një finish i rëndësishëm për scooter-in më të famshëm italian në botë, i cili më 23 Prill feston ditëlindjen.

Ishte viti 1946, kur ky revolucion me dy rrota mori licensën për herë të parë. I projektuar nga inxhinieri Corradino D’Ascanio, ideja e bazë ishte të realizohej një mjet që mund të përdorej çdo ditë në rrugët e Italisë. Një mjet që të ishte me çmim të arsyeshëm dhe i lehtë për tu mirëmbajtur.

E famshmja Vespa, u ndërtua që të kishte të njëjtin qëllim si motoçikleta, por që të ishte më komode. Për këtë arsye D’Ascanio, shpiku dhe idenë për të vendosur poshtë një platformë për këmbët duke eleminuar pedalet. Karakteristike të tjera, rrota rezervë dhe sedilja komode.

Në pak kohë ajo u shndërruar në një sukses të vërtetë dhe një nga simbolet e industrisë italiane, e përdorur nga mijëra persona në mënyrë të përditshme.

Vespa, u shndërrua gjithashtu dhe në një mjet transporti i aktorëve ne filma të paharruar./tvklan.al