Ishujt e Mesdheut ndryshe quhen shtëpia e diellit, e detit, e ushqimeve të shijshme të cilat thuhet se mbajnë çelësin e një shëndeti të mirë. Victoria Taylor një dietologe e famshme britanike ka folur mbi përfitimet e shëndetshme të “kuzhinës së diellit”, siç e quan ajo ndryshe kuzhinën Mesdhetare. Kohët e fundit ka patur shumë debate nëse yndyra dhe sheqeri janë armiket më të mëdha kur bëhet fjalë për dietat tona. Nëse fokusohemi në komponentët individualë që përmban një dietë e jona mesdhetare shohim se shumë lehtë fillojmë të kemi rënie në peshë.

Një dietë tipike mesdhetare përfshin shumë perime, fruta, fasule, drithëra dhe produkte të tjera të drithërave, si për shembull, bukë, makarona, dhe oriz ngjyrë kafe. Ajo gjithashtu përmban sasi të moderuara të peshkut, mishit të bardhë dhe disa prodhime të qumështit. Kombinimi i të gjitha këtyre elementëve duket se sjell përfitime të mëdha shëndetësore, por një nga aspektet kryesore është përfshirja e yndyrave të shëndetshme. Vaj i ullirit për shembull është një yndyrë e shëndetshme dhe e lidhur fortë me dietën e Mesdheut, gjithashtu të pranishme në tavolinën e dietës tuaj duhet të jenë edhe arrat, farat dhe peshku me vaj.

Hulumtimi në dietën tradicionale mesdhetare ka treguar se mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë, të cilat janë të gjitha faktorët e rrezikut për sëmundjet në zemër. Dietologët kanë dalë në përfundimin se kush mban një dietë mesdhetare mund të jetojë më gjatë dhe të ketë më pak gjasa për të shtuar në peshë./tvklan.al