Një grup aktivistësh të Aleancës Kuq e Zi kanë goditur me vezë dhe domate makinën e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Sipas policisë aktivistët po prisnin përpara Ministrisë dhe e kanë qëlluar atë kur automjeti po parkohej.

Sipas të njëjtave burime në makinë ka qenë vetëm drejtuesi i saj, pasi ministri Beqja ndodhej në institucion.

Policia thotë se ka nisur hetimet për personat që qëlluan dhe po punon për identifikim e autorëve pasi protesta ishte pa leje.

Tv Klan