Ky është momenti kur një avion i vogël kalon me shpejtësi para syve të dhjetëra dëshmitarëve, duke marrë përpara telat e energjisë elektrike dhe më pas shpërthen i tëri në flakë.

Si për mrekulli, nga kjo ngjarje nuk pati asnjë të lënduar, përfshirë pilotin, i cili doli i gjallë nga rrënojat. Madje ai ka marrë edhe lëvdata për faktin se zgjodhi trajektoren në fjalë, kur kuptoi se avioni kishte probleme në motor.

Ky shpërthim i pabesueshëm u kap nga kamera e një automjeti që ishte bllokuar në trafik, në një rrugë në Washington, SHBA.

Drejtuesit e automjeteve rrëfyen se kishin ndjerë nxehtësinë e zjarrit deri brenda makinave./tvklan.al