Pas shtyrjes me një orë të afatit zyrtar të votimit, nga Komisioni Qendror i Zgjedhje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të shkojnë të votojnë.

Nëse nuk keni votuar akoma — ka kohë deri në orën 20:00. Inkurajoni të afërmit dhe të njohurit tuaj të votojnë. Vetëm duke votuar e ndryshoni jetën tuaj”,

shkruajti Basha në rrjetet sociale.

Më herët kreu i PD postoi edhe një video të cilën e shoqëroi po me fjalinë:

 “Vetëm përmes votës mund të ndryshoni jetën tuaj. Votoni”.

Edhe zyra për shtyp e Partisë Demokratike në një reagim të sajin u bëri thirrje qytetarëve t’i drejtohen qendrave të votimit në këtë orë të fundit, ndërsa kërkoi nga PS dhe LSI që të respektojnë procesin dhe vullnetin e zgjedhësve.

Sipas Selisë Blu, PS dhe LSI po bëjnë përpjekje për të dëmtuar procesin, megjithatë shprehet ajo, shqiptarët po i bëjnë ballë presionit.

Në reagimin e saj Partia Demokratike shpreh bindjen se këto zgjedhje do fitohen nga qytetarët. /tvklan.al