Ndarja para kohe nga jeta e kompozitorit Aleksandër Lalo nuk do të harrohet lehtë, sidomos për ata që e njohën atë nga afër. Ai iku papritur, duke lënë pas shumë trishtim.

Së fundmi Lalo ishte pjesë e jurisë së “C’est La Vie” dhe humbja e tij padyshim që ndihet edhe në këtë spektakël. Me kritikat dhe batutat e tij, Maestro Lalo kishte gjithnjë diçka ndryshe për të thënë.

Mbrëmjen e sotme, anëtarja e jurisë Rovela Lule teksa komentonte performancën e Jona Spahiut & Ylli Limanit tha se Maestro nuk mund të harrohet kurrë.

Ndërsa konkurrentja Spahiu, me sytë e përlotur u përpoq të gjente se çfarë do të kishte thënë Maestro për performancën e tyre. 

Rovela Lule:

“Unë gjatë gjithë kohës që po performonit po mendoja që ne Maestron nuk do ta harrojmë dot kurrë, edhe pse gjatë darkës ne përpiqemi që të shkojmë pas spektaklit, sepse spektakli duhet të vazhdojë. Edhe ai vetë do të donte që spektakli të vazhdonte, ashtu siç ka nisur dhe të përfundojë. Dhe po mendoja se çfarë do të thoshte sonte, por nuk e gjej dot, sepse ishte aq i vërtetë, aq spontan”.

Jona Spahiu:

“E di çfarë do të thoshte sot? Ishit pak poshtë mesatares”.

Rovela Lule:

“Jo jo, do të thoshte Ylli sot ka kënduar për vete më shumë dhe nuk i ka lënë hapësirë Jonës. Asnjëherë nuk do ta gjejmë dot se çfarë do të thoshte ai…”/tvklan.al