“La La Land” është filmi i vitit që dominoi në “Golden Globe” duke marrë 7 çmime për 7 nominime. Filmi ka thyer çdo rekord duke u bërë muzikali me më shumë çmime në të gjithë historinë e “Golden Globe”, që konsiderohet dhe paradhoma e çmimeve Oskar.

Edhe aktoret protagonistë të muzikalit “La La Land” Emma Stone e Ryan Gosling janë nderuar me çmimin e aktorëve më të mirë protagoniste në “Golden Globe”.

Po ashtu filmi ka marre dhe çmime të tjera për skenaristin dhe regjisorin me te mire, kolonën zanore më të mirë dhe këngën dhe të mirë, “City of Stars”.

Suprprizë ka shkaktuar çmimi per filmin drame me te mire. Casey Affleck, vëllai i të mirënjohurit Ben Affleck u shpall aktori më i mirë dramatik për interpretimin në “Manchester by the Sea”, film që nuk rezultoi të ishte filmi më i mirë dramatik.

Një tjetër surprizë në ceremoninë e “Golden Globe” ishte Isabelle Huppert, e zgjedhur aktorja me e mire dramatike. Filmi në frëngjisht ka marre edhe çmimin e filmit më të mirë në gjuhë të huaj./ tvklan.al