Agjencia Hapësinore e NASA-s ka publikuar një video, ku shfaqet jeta e tokës në 20 vjet. Video e animuar, përmbledh të dhënat e dy dekadave dhe tregon impaktin e ndryshimeve klimatike përgjatë viteve.

Mund të shihet sesi akullnajat dhe shtresat e dëborës, tkurren apo shtohen në varësi të sezonit. Videoja shfaq gjithashtu gjendjen e oqeaneve dhe jetën në to. Vitet e fundit janë shtuar zonat e purpurta, të njohura ndryshe si shkretëtira biologjike, për shkak të mungesës së gjallesave.

Shkencëtari i NASA-s, Jeremy Werdell u shpreh për këtë video se ‘është njësoj si të shohësh Tokën të marrë frymë’.

Klan Plus