Një 59-vjeçar dhe kunata e tij 10 vjet më e re në moshë janë shpëtuar sot pasi makinën me të cilën po udhëtonin në rrugën Vlorë-Selenicë e mori rrjedha e lumit.

Sipas policisë së Vlorës, makinën e mori rrjedha e lumit në vendin e quajtur “Bishti i malit”.

Me të marrë njoftimin, në ndihmë të tyre janë nisur shërbimet e Forcave të Armatosura dhe strukturat e Delta Forcë. Burri me iniciale B.M. dhe kunata e tij me iniciale L.M. u nxorën nga uji me ndihmën e mjetit lundrues të Delta Forcë.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por po transportohen në drejtim të spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Për çdo rast emergjent dhe për çdo nevojë, policia fton të gjithë qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 129. 

/tvklan.al