Nuk janë të pakta sherret mes adoleshenteve në gjimnazet e vendit. Këtë herë një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në gjimnazin “Sejfulla Malshova” të Këlcyrës.

Dy vajzat janë filmuar tek zihen dhe shajnë njëra tjetrën. Video është dërguar nga disa të gjimnazistë, të cilët dhe kanë filmuar ngjarjen në faqen “Anna Media”.

Sikurse duket edhe nga videoja, edhe pse vajzat ulërasin dhe zihen me njëra-tjetrën askush nga nxënësit e klasës nuk ndërhyn për t’i ndarë./tvklan.al