Përbërësit:

4 vezë

1 filxhan sheqer

1 tas mesatar qumësht

1 filxhan vaj

1 lugë çaji vanilje

2 tasa mesatarë miell

1 lugë çaji sodë buke

4 lugë çaji kakao

Përbërja:

Shtoni 4 vezët, filxhanin e sheqerit, qumështin, vajin dhe vaniljen në një tas të madh dhe përzjini. Në një tas tjetër shtoni miellin, sodën dhe hidhini tek tasi i parë. Bashkojini të dyja dhe ndajeni përbërjen në dy pjesë dhe tek njëri hidhni kakaon. Më pas hidheni në një tepsi duke formuar rrathë me dy ngjyrat e ndryshme./tvklan.al