Ky është momenti tmerrues kur një kobra i bie me kokë xhamit të nj dritareje duke u përpjekur të futet brenda në dhomë të hajë 3 kotele të vogla.

Gjarpri me helmin vdekjeprurës zvarritet në një degë peme dhe shikon 3 kotelet që mbrohen nga xhami i mbyllur i dritares.

Kotelet qëndrojnë pa lëvizur kur shohin gjarprin të lëvizë në atë mënyrë.

Ngjarja merr një kthesë dramatike kur një burrë shfaqet pas gjarprit dhe e godet atë fort me një shkop të drunjtë.

Videoja i është dorëzuar autoriteteve pyjore të Kilanas, Brunei për t’u përdorur si paralajmërim që askush të mos i lërë dritaret hapur për të parandaluar rrezikun që vjen nga zvarranikët që zvarriten në degët e pemëve./tvklan.al