Një grup inxhinierësh turq kthyen një BMË në një robot gjigant me krahë dhe këmbë vetëm me një prekje butoni.

Dyert e makinës hapen dhe kthehen në krahë metalikë të një roboti.

Koka del nga pjesa e sipërme e makinës, duke krijuar një makinë me pamje mbresëlënëse.

U desh një skuadër prej 12 inxhinierësh dhe 4 mekanikësh nga firma turke Letvision për ta ndërtuar prototipin që quhet ANTIMON.

ANTIMON nuk mund të ecë, por krijuesit thonë se kjo mund të bëhet e mundur nëse gjejnë një sponsor që ta paguajnë.

Për të gjithë fansat e Transformers, ëndrra po bëhet realitet./tvklan.al