“Nga sytë e kllounit” kështu titullohet shfaqja që ka si qëllim jo vetëm fëmijët, por dhe publikun e rritur.

Me ide dhe regji nga Alketa Haxhiu shfaqja ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim sjell në vëmendje se dhuna në shoqëri nuk sjell asgjë të mirë.

Kllouni është simboli i Cirkut dhe personazh shumë i dashur për fëmijët, por edhe personazh tragjikomik, i cili edhe pse vuan duhet të bëjë të tjerët për të qeshur.  

“Kllouni është personazh tragjikomik, ai vuan dhe ndërkohë duhet të bëjë për të qeshur të tjerët. Në 10:30 mund të vijnë të presin biletat dhe më pas të shikojnë shfaqjen. Fëmijët mund të shikojnë shfaqjen “Me sytë e kllounit” nesër dhe pasnesër në orën 11:00. Kllouni përmbledh personazhet dhe jetët tona i bën bashkë për të thënë se nga dhuna asgjë nuk vjen, vetëm persona më të ligë për shoqërinë, ky është mesazhi i shfaqjes”,

tha regjisorja Haxhiu.

/tvklan.al