Një aksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve një automjet me targa AA200PA ka përplasur një grua teksa kalonte rrugën.

Tvklan.al ka siguruar pamje ekskluzive nga vendngjarja. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Traumës. 

Policia e Tiranës ka konfirmuar për tvklan.al se e aksidentuara është nën kujdesin intensiv të mjekëve..

/tvklan.al