Një autobot u përmbys rreth orës 20:30 në autostradën Vlorë-Novoselë. Nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mësohet se autoboti ka qenë i boshatisur.

I gjithë aksi u bllokua për disa minuta, duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve. Policia mori në pyetje drejtuesin e autobotit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë lagështira në rrugë, e cila ka sjellë përplasjen e autobotit me bordurën anësore./abcnews.al