Në prag të nisjes së reformës në sektorin e ujit të pijshëm, kryeministri bën përgjegjës për rrënimin e këtij sektori, politikën. Në takimin me drejtues lokal në Lezhë ku është zhvendosur këtë fundjavë e gjithë qeveria, Rama thotë se punësimet politike në ndërmarrjet e Ujësjellësit i kanë krijuar një dëm të pallogaritshëm jo vetëm konsumatorëve por ekonomisë.

Edi Rama: “

Ky është muaji i fundit për vendosjen e matësave dhe të legalizohen lidhjet e paligjshme. Ndërmarrjet e Ujësjellësit janë kthyer në zyra punësimi në dëm të ekonomisë”.

https://www.youtube.com//embed/-NU6DVDF_sU

Kryeministri paralajmëron se për abuzuesit me ujin e pijshëm, ku thotë se janë të renditur dhe shumë biznese të mëdha, do të ketë jo vetëm penalitete por dhe një proces demaskimi publik.

Edi Rama:

“Hotele në mes të Tiranës që s’paguajnë se gjoja furnizohen me punë. Mos luani me zjarrin do bëhen shembuj publik. Do t’i demaskojmë publikisht”.

Pjesë të rëndësishme për suksesin e reformës së ujit, kryeministri sheh bashkëpunimin me drejtuesit lokalë duke mos i ndarë në të majtë dhe të djathtë. Madje për kryebashkiakun demokrat të Lezhës, Rama shprehu publikisht konsideratën personale, e cila iu kthye mbrapsht po publikisht nga kreu i bashkisë.

Po në Lezhë kryeministri drekoi me operatorë të Agroturizmit të cilët i njohu me vendimin e Qeverisë që përcakton kriteret e klasifikimit të strukturave agroturistike. Kjo VKM do të pasohet me inisiativë fiskale dhe grante deri në 50% të vlerës së investimit.

Tv Klan