Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e së martës ndjekësit në rrjetet sociale me videon e transformimit industrial për përpunimin e kromit. Transformim që sipas tij sjell punësim real dhe zhvillim të qëndrueshëm “përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja”.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES dhe me këtë transformim të shumëpritur industrial të standardeve ndërkombëtare, që krijon kapacitet përpunues brenda vendit të kromit, punësim real e zhvillim të qëndrueshëm të sektorit (përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja), ju uroj një ditë të mbarë”.

/tvklan.al