Rikthehet dhuna në sportin shqiptar. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës është goditur brutalisht gjyqtari Alvi Paço.

Mjaftoi një penallti e dhënë për Përmetin dhe lojtarët e Këlcyrës nuk u përmbajtën duke sulmuar arbitrin kryesor.

Një dhunë e shfrenuar siç shihet në këto pamje amatore të publikuara në rrjetet sociale, si një dëshmi e sjelljes antisportive në stadiumet shqiptare, sidomos në kategritë inferiore.

Gjyqtari Alvi Paço u përpoq t’i shpëtonte dhunuesve dhe vetëm ndërhyrja e forcave të policisë shmangu pasoja më të rënda. Takimi u ndërpre përfundimisht në minutën e 82-të. Forcat e rendit shoqëruan ne komisariatin e Përmetit disa prej lojtareve.  Kjo ngjarje pritet të jetë pjesë e komisioneve disiplinore e të Federatës Shqiptare të Futbollit.    

Tv Klan