ronela1

Kanë përfunduar të gjithë në komisariatin e policisë, pasi kanë tmerruar më parë dhjetra qytetarë të Tiranës, të cilët kanë përshkuar paraditen e sotme Unazën e Re drejt qendrës tregtare TEG.

Bëhet fjalë për rreth 20 të rinj, të cilët të mbuluar me veshje të zeza, qëndronin jashtë 3 makinave dhe lëviznin vazhdimisht nga Liqeni Artificial drejt TEG dhe anasjelltas.

Veshja e tyre tipike me ato të terroristëve të ISIS, ka bërë që qytetarë të shumtë të njoftonin policinë.

Efektivët blu, që janë në gjendje gatishmërie, kanë ndaluar të rinjtë, duke i shoqëruar më pas në polici.

Bëhet fjalë për 20 figurantë të një videoklipi të ri të këngëtares Ronela Hajati, e cila më pas ka publikuar dhe një foto të saj me të rinjtë në Instagram.

ronela

Mësohet se këngëtarja nuk kishte kërkuar më parë leje nga policia për filmimin e skenave të tilla në vende publike.

Pavarësisht se performanca e tyre shkaktoi mjaft frikë dhe panik tek ata që u përballën në rrugë, të rinjtë gjithsesi nuk do të procedohen penalisht.

Tv Klan