Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të punës që vijon në kantierin e asaj që u quan “transformim i hyrjes së qytetit të Shkodrës” pranë Urës së Bunës.

Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se ky investim do të rikthejë lundrimin në lumin Buna dhe gjithashtu do të nxisë edhe më tepër turizimin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Vijon puna në kantierin e transformimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës, pranë Urës së Bunës, investim që do të rikthejë lundrimin në lumin Bunë dhe gjithashtu do të nxisë edhe më tepër turizmin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, shkruan Rama në “Facebook”.


/tvklan.al