Opozita ka vijuar edhe sot me bllokimin e Komisioneve Parlamentare duke mos lejuar vijimin normal të mbledhjeve.

Demokratët kërkuan sërish dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Debate të ashpra pati edhe në Komisionin e Ligjeve, ç’ka e detyroi Kreun e Komisionit Ulsi Manja të mbyllë përpara kohe mbledhjen.

E njëjta strategji është ndjekur nga opozita edhe në Komisionin e Integrimit, ku palët nuk kursyen akuzat e ndërsjellta dhe tonet e larta mes njëri-tjetrit.

Opozita ka paralajmëruar edhe bllokimin e seancës plenare të ditë së nesërme, ndërsa të shtunën ka thirrur një protestë kombëtare për largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt për një polici të çliruar nga krimi dhe një drejtësi të barabartë.

Tv Klan