Shënuan rekorde që qëndrojnë gjatë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shenjuan vitin 2021 me rekordet që shënuan. Me Topin e 7 të Artë, futbollisti i PSG është i vetmi futbollist që ka grumbulluar kaq shumë trofe.

Lionel Messi është futbollisti që ka shënuar më shumë gola për një klub të vetëm. Argjentinasi tejkaloi 646 golat e Peles për Santosin duke grumbulluar 672 gola për Barcelonën, përpara se të transferohej tek PSG. Një tjetër rast i Messit që ka kaluar Pelen me 474 golat që ai grumbulloi në La Liga përpara se të nisej për në Ligue 1.

Por është Cristiano Ronaldo që futbollisti që ka shënuar më shumë gola në ndeshje zyrtarë. Ai është lojtari më efektiv në historinë e futbollit me 802 gola.

Si Messi edhe Ronaldo shpresojnë të luajnë sa më gjatë, por lojtari i pesë dekadave është japonezi Kazuyoshi Miura që ka nisur si futbollist profesionist në 1986. Arritja e tij është një çmenduri më vete, pasi në moshë 54-vjeçare vazhdon të luajë madje të jetë edhe kapiteni i Yokohama.

Rekorde janë shënuar gjatë gjithë vitit madje në kampionatin europian Jude Bellingham doli në fushë gjatë ndeshjes Angli kundër Kroacisë në moshën vetëm 17 vjeç e 349 ditë.

Pikërisht në këtë kampionat Ronaldos u bë lojtari i parë që u shfaq në pesë finale: në Euro 2004, 2008, 2012, 2016 dhe 2020. Portugezi u bë gjithashtu golashënuesi rekord i të gjitha kohërave në finalet e Europianit.

Tv Klan