Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi vodhën sende në një dhomë hoteli. Protagonistë të kësaj ngjarje janë Erdi Muçllari, Ergys Hysejni dhe Oktavian Sala, tre 20 – vjeçarë nga Tirana.

Sipas policisë, pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit, tre të rinjtë kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë për të hapur derën. Pasi kanë hyrë ata kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesorë të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre.

Megjithatë, efektivët e Komisariatit numër 3 bënë të mundur arrestimin e tyre, si dhe sekuestrimin e mjetit “Mercedes Benz” me të cilin lëviznin./tvklan.al