Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranon të liroi nga qelia Vladimir Gjutën. Ai akuzohet si organizator vendosjes së një sasie trioli në farmacinë dhe makinën e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Avokati kërkoi revokimin e masës, duke pretenduar se nuk ka prova që implikojnë Gjutën në këto ngjarje.

Po këtë të premte, prokuroria kërkoi zgjatje e hetimeve me dy muaj për Gjutën dhe nipin e tij, Baftjar Bruka. Kjo kërkesë u kundërshtua nga mbrojtësit me argumentin se janë zgjatur disa herë dhe prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë që implikojnë klientët e tyre.

Vladimir Gjuta u arrestua pak ditë para zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, në tunelin Kalimashit, ndërsa Baftjar Bruka u ekstradua disa javë më parë nga Suedia.

Për këtë çështje, me kërkesë të Prokurorisë, janë liruar nga qelia Lumjan Matmuja e Emirjon Gjuta.

Tv Klan