Java e fundit e Superligës vendos përballë njëra – tjetrës Vllazninë dhe Tiranën. Dy prej ekipeve që kanë bërë historinë e Futbollit Shqiptar diskutojnë rënien nga kategoria. Edi Martini, ish – futbollist dhe ish – trainer i Vllaznisë kritikon Klubin e tij për lëshime gjatë Kampionatit. Nga ana tjetër ish – kapiteni i Bardhebluve Elvis Sina, thotë se Tirana është në këtë pozicion për shkak të keq menaxhimit.

Elvis Sina:

“Le ti vijë keq kujtdo, është keq menaxhim.”

Sina beson se Vllaznia është favorite në këtë ndeshje. 4 vjet pasi ka varur këpucët në goxhdë, mbrojtësi do të kishte dashur të ishte vetë në fushë për të ndihmuar ekipin.

Elvis Sina:

“Duhet të luajnë për veten, shpresoj që të mos bjerë Tirana.”

Takimi i së shtunës pritet me interes edhe nga tifozeria. Shkodranët kanë kërkuar që të mos ketë mbështetës të Bardhebluve në Loro Boriçi, ndërsa ultrasit e Tiranës nuk do ta shkelin bojkotin ndaj ekipit të tyre edhe në këtë ndeshje vendimtare. /TV KLAN