Prodhuesi suedez i automjeteve “Volvo” bëhet kompania e parë tradicionale që do të prodhojë makina me motor elektrik duke filluar nga viti 2019.

Firma që është në pronësi kineze e njohur për elementet e sigurisë së shoferit, paralajmëroi fundin e motorit me djegie të brendshme që nga viti 2019.

Volvo synon të prodhojë 5 modele makinash plotësisht elektrike nga viti 2019 deri në vitin 2021, si dhe disa modele hibride.

Kjo kompani synon të shesë një milion makina elektrike deri në vitin 2025.

“Ky njoftim shënon fundin e motorit me djegie të brendshme”

, tha Hakan Samuelsson, shef ekzekutiv i makinave Volvo.

Pavarësisht se modelet e reja të Volvo nga viti 2019 do të jenë vetëm elektrike, kompania suedeze do të vazhdojë të prodhojë makinat e modeleve të mëparshme që funksionojnë me motor me djegie të brendshme.

Njoftimi i Volvo për këtë ndryshim të saj duket dramatik, por motorat me djegie të brendshme do të vazhdojnë të jenë ende në funksionim edhe për disa vite. Nevoja për prodhimin e makinave elektrike vjen si pasojë e rregullave të forta të shteteve për uljen e normave të ndotjes.

/tvklan.al