Elidon Mehmeti, 39 – vjeçari i cili u ekzekutua një natë më parë në qytetin e Vlorës, njihet nga policia shqiptare si person me precedent kriminal, i përfshirë në fushën e narkotikëve.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se Mehmeti është arrestuar në Itali për “Trafikim të Lëndëve Narkotike”.

Deri në këto momente, mësohet se janë shoqëruar 8 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia thotë se hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe për arrestimin e autorëve vijojnë./tvklan.al