Një ditë pas vrasjes së ish- shefit të Krimit Ekonomik, Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj, polica ka dhënë detaje të reja lidhur më këtë atentat.  

Sipas informacioneve të policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Dalipajt iu gjeten 5 mijë euro dhe një pistoletë, ndërsa Dautajt 2 mijë euro.

Deklarata e policisë:

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi:

Më datë 25.04.2017, rreth orës 13:40,  në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur”Mbikalimi i Sukthit”,  në  automjetin tip Audi S8, janë gjetur të  vrarë me armë zjarri shtetasit Ervin Dalipaj 38 vjeç,  banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim për veprën penale të “Rrëmbimit të Personit”)  dhe Xhino Dauti 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vrasje).

Më të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët kqyrën vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • 32 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm;
  • një predhë bërthame;
  • në pjesën e brendshme të automjetit Audi S8 u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54, 15 fishekë, disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja(euro).

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar  18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al