Pas disa orë kërkimesh policia e Vlorës ka arrestuar dy vëllezërit Merko, të cilët janë të dyshuar si vrasësit e 22-vjeçarit, Armando Rrapaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:45, në lagjen “Partizani”, pranë rrugës së spitalit. Dy vëllezërit Klevis dhe Novrus Merko, përkatësisht 27 dhe 20 – vjeç pasi kanë rrahur 22-vjeçarin, e kanë goditur me thikë. I riu vdiq në derën e spitalit, siç duket edhe në këtë video të siguruar nga tvklan.al.

https://www.youtube.com//embed/Vfb6i09-93M

Fillimisht policia e qytetit bregdetar arrestoi 27-vjeçarin Klevis Merko, për të arrestuar më pas 20-vjeçarin Novrus Merko. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Kushtrimi”.  

Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Vetëm dy ditë më parë, po në qytetin e Vlorës, një 32 – vjeçar u vra në një atentat, në rrugën që lidh lagjen Skelë me rrugën Transballkanike. / tvklan.al