Presidenti Vuçiç ka bërë një hap prapa duke deklaruar se Serbia nuk mund ta njohë vendimin e pritur të Dumës ruse për pranimin e territoreve të Ukrainës ku u mbajtën referendumet si pjesë e Rusisë.

Për marrëveshjen me ruset Vuçiç tha se është diçka që është krejtësisht e parëndësishme, një dokument burokratik pa fuqinë thelbësore për ta përdorur.

“Ne mbrojmë integritetin tonë territorial dhe të vendeve të njohura ndërkombëtarisht. Unë nuk po luftoj për Vladimir Putinin apo Joseph Biden, por për qytetarët e Serbisë dhe nuk jam i interesuar se çfarë thonë liderët e huaj.  Po shikoj që në këto momente të vështira për Serbinë pasi presionet janë të shumta dhe ato po të shtohen”, ka thënë Vuçiç.

Klan News