WhatsApp po përgatit opsionin që ta bëjë më të lehtë për ju që të lironi hapësirën në memorien e telefonit pa fshirë gjithçka dhe duke humbur kështu disa mesazhe që mund t’i keni me të vërtetë për zemër.

Aplikacioni komunikativ ka ndërtuar një seksion të ri për menaxhimin e hapësirës në menunë e vet të “Settings” duke ju lejuar të fshini mesazhe të ndryshme nga bisedat dhe duke shpëtuar në këtë mënyrë disa të tjera.

Ndodh veçanërisht me grupet e bisedave që shpesh herë në memorien e telefonit të shkarkohen foto, video apo materiale të tjera të cilat me shumë mundësi nuk do të shikohen sërish por ngarkojnë një hapësirë të madhe në të. Ky opsion për momentin është i vlefshëm vetëm për versionin “beta” të WhatsApp.

/tvklan.al