Aplikacionit të dytë më të përdorur për shkëmbimin e mesazheve, WhatsApp, muajt e fundit i janë shtuar shumë veçori të kënaqshme për përdoruesit e tij siç janë video-calls dhe shtimi i dokumenteve PDF.

I përdorur nga më shumë se 200 milionë përdorues në Indi, ky aplikacion do ndërmarrë rrezikun në zonën e pagesave digjitale.

Kompania ka reklamuar në faqen zyrtare të saj në internet një ofertë punësimi për një ekspert transaksionesh digjitale në Indi.

Reklama e punës kërkon një kandidat me eksperiencë në fushën teknike dhe financiare.

India është një nga tregjet më të mëdha të përdoruesve të WhatsApp. Besohet se kjo veçori do të hidhet në treg muajt e ardhshëm./tvklan.al