Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zhvilloi këtë të premte një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Elbasanit.

Në një njoftim për mediat nga zyra për shtyp e Ministrisë së Brendshme, sqarohet se takimi kishte si qëllim për të parë nga afër procesin e ristrukturimit të strukturave të kësaj drejtorie, ku është komanduar drejtues, Altin Qato.

Gjatë takimit, Ministri Xhafaj u informua për ecurinë procesit të ristrukturimit, si dhe për rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar.

Takimi në Policinë e Elbasanit, sqarohet më tej në njoftim, vjen edhe sepse në këtë Drejtori do të implementohet një projekt pilot në 2018 për Policimin në Komunitet dhe kontrollin e territorit.

/tvklan.al