Basel i Taulant Xhakës fitoi titullin e tetë radhazi kampion në Zvicër. Suksesi u arrit 6 javë para fundit, pasi u arrit siguria matematike falë fitores 2 – 1 në fushën e Luzern. Diferenca me Young Boys është tepër e madhe.

Triumfi i pestë për Taulant Xhakën, i cili ishte një nga pikat kyçe në këtë sukses që i shton edhe një yll në fanellë Basel, që mori titullin e 20 në historinë e klubit. Kjo arritje e kualifikon skuadrën e Xhakës në grupet e Champions League.

Basel do të luajë edhe finalen e Kupës së Zvicrës me Sion më 25 maj, një tjetër mundësi për të shtuar trofetë, duke kërcënuar rekordet e Grasshopper, ekipin më të suksesshëm në Zvicër.

Tv Klan