104 planetet të rinj jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga një mision i fundit hapësinor, 4 prej të cilëve mund të jenë me terren shkëmbor si Toka.

Këta të fundit i bashkohen 1284 të zbuluar në Maj të vitit 2016 nga teleskopi hapësinor Kepler, i prodhuar nga Nasa.

104 planetët e rinj të përshkruar në faqen online të “Astrophysical Journal”, lëvizin të gjithë në obrita të yjeve, pranë sistemit tonë diellor dhe kjo do të thotë që mund të jetë e mundur për t’i vëzhguar në kërkim të sinjaleve, që tregojnë prezencën e formave të jetës.

Ndër ta, 4 janë planete shkëmbore nga 20% deri 50% më të mëdhenj se Toka dhe që lëvizin në orbitën e Yllit të quajtur K2-72, që është larg 181 vite dritë dhe që është pak më i vogël dhe më pak i ndritshëm se dielli./tvklan.al