Një laborator i kultivimit dhe përpunimit të kanabisit u zbulua mesditën e kësaj të premteje nga Policia në zonën e  Shkozës në Tiranë. Pesë persona, mes të cilëve edhe një punonjës i OSHEE, u arrestuan në flagrancë.

Policia tha se 62-vjeçari Hazbi Parllaku, 63-vjeçari Gjergji Duro, 26-vjeçari Kristi Duro, 59-vjeçari Gerald Bilmani dhe punonjësi i OSHEE-së, 50-vjeçari Robert Minoni, u arrestuar si të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Ambienti i mbyllur në brendësi të tuneleve në ish Uzinën e Autotraktorëve, në Shkozë, ishte përshtatur për kultivimin e drogës.

Këto ambiente ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Parllaku, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, e kamuflonte si aktivitetet i prodhimit të  plastikës.

https://youtu.be/IK-M1tow3fI

Aty u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e futur në qese (ende e pa peshuar). 

Policia shoqëroi disa persona dhe po vijon veprimet proceduriale.

Vazhdojnë kontrollet në banesat e shtetasve të dyshuar si dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al