Disa nga pikat me pakicë të shoqërive të sigurimit presin siguracione për konsumatorët pa i hedhur ato në sistem, duke i bërë të pavlefshme.

Skema e abuzimeve ka dalë në pah, pas një inspektimi që ka nisur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Disa agjentë sigurimesh janë pezulluar, ndërsa për disa të tjerë janë marrë masa për ndalimin e aktivitetit të shitjes.

AMF ka marrë një vendim për të t’u lënë shoqërive të sigurimit disa ditë kohë, në mënyrë që të rregullojnë situatën, përndryshe do të fillojë marrjen e masave edhe ndaj tyre.

Agjentët duhet të shesin kontratat vetëm përmes regjistrit elektronik, thotë vendimi i AMF-së, të kenë autorizim për të nënshkruar kontrata, si dhe të dorëzojnë të dhënat e tyre të identifikueshme, si dhe listën e çmimeve të publikuar në një vend të dukshëm.

Shitja e siguracioneve të makinave pa i hedhur në sistemin e online, e bën të vlefshëm siguracionin vetëm në momentin që kontrollohet nga policët e qarkullimit rrugor, por ai nuk ka më asnjë vlerë juridike, as për të marrë dëmshpërblimin dhe as për të bërë një ankesë në gjykatë në momentin që shoqëria pretendon të mos japë pagesën.

Regjistri online i siguracioneve është publik në faqen e internetit, dhe çdokush mund të kontrollojë nëse ka apo jo një siguracion të vlefshëm të mjetit që drejton.

Tv Klan