Vjeshta dhe dimri vijnë me ndjesi të reja: rrobat e ngrohta, rënia e gjetheve, shiu, festat e fundvitit dhe darkat me familjen.

Por me ndryshimin e motit ndryshon dhe gjendja jonë emocionale. Për të ndihmuar veten duhet të filloni të komsumoni disa ushqime që do ju bëjnë të ndiheni më mirë.

“Ushqimi që hamë nuk ndikon vetëm në humorin tonë por edhe në gjumin që bëjmë, kjo do ndikojë gjatë gjithë ditës”, tha psikologia Susan Albers.

Studimet kanë zbuluar se me ndërrimin e stinëve rritet dhe e ushqyerja emocionale, tha Albers.

Ushqimet që duhet të ndërpresim gjatë muajve të ftohtë janë: sheqeri, alkooli, niseshteja, dhe ato të përpunuara.

Por ka  shumë ushqime të tjera me vlera të larta ushqyese të cilat të paktën një herë në ditë duhet të konsumohen.

Ato janë:

-Ushqimet me nivele të larta të vitaminës D

Kjo vitaminë gjendet tek mishi i kuq, kërpudhat, sardelet, salmoni, vezët dhe peshku ton.

“Gjatë muajve të dimrit, njerëzit kanë më shumë tendencë të ushqehen emocionalisht që ka rezultuar në nivele të ulta të vitaminës D”, shtoi Dr. Albers.

Ushqime me vitaminën C

Portokallet, limonat, kivi, specat. Kjo vitaminë lufton ankthin dhe depresionin.

Ushqime me proteina

Pula, vezët, mishi i kuq

Këto ushqime ndihmojnë në rritjen e përqëndrimit dhe motivimit.

Kakao

Jo vetëm që është një shoqëruese shumë e ëmbël gjatë netëve të ftohta të dimrit por është e pasur me antioksidantë të cilët rrisin nivelin e  përqëndrimit.

 Kjo nuk do të thotë të mos ushqeheni dhe të mbani një regjim strikt, por duhet të eliminoni sasinë e disa ushqimeve duke i zëvëndësuar ato me disa të tjera./tvklan.al