Viena është konsideruar si qyteti me cilësinë më të mirë të jetesës në botë, përpara Zyrihut të Zvicrës dhe Zelandës së Re, Auckland.

Ndërsa Parisi ka rënë në renditje, për shkak të sulmeve të fundit terroriste. Kjo është  bërë e ditur nga një studim i një prej kompanive më të mëdha të sondazheve “Mercer”, që ka analizuar 230 realitete në të gjithë botën.

Kryeqyteti francez ka humbur 10 pozicione , duke kaluar nga vendi i 27 në vendin e 37, kjo si rezultat i dobësimit ndaj sulmeve.

Ndërsa Bagdadi është ende qyteti me kushtet më të vështira të jetesës, duke nisur që nga siguria e pakët dhe zë vendin e fundit të klasifikimit.

Për Italinë, Milano mban vendin e 41 përpara Chicagos dhe New York, ndërsa Roma ka humbur një pozicion duke kaluar nga vendi i 52 në vendin e 53-të.

Europa dhe Gjermania në veçanti zotërojnë qytetet më me cilësinë më të mirë të jetës se kontinentet e tjera./tvklan.al