Pas një debati me bashkëshorten një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen, si pasojë e një ataku kardiak. Sipas

Genova Today

, 36-vjeçari nga Tirana, Ervin Myrtaj është gjetur i vdekur nga gruaja e tij dhe mendohet se ka pësuar një atak në zemër.

Mësohet se çifti kishte pasur një debat të fortë dhe Myrtaj kishte dalë nga shtëpia e tij. Disa orë më vonë gruaja,  ka dalë për ta kërkuar dhe e ka gjetur të vdekur afër makinës në rrugën Cervetto të Corniglianos aty ku edhe jetonin.

Kjo është fatkeqësia e dytë për familjen Myrtaj, pasi vetëm 20 ditë më parë humbi jetën kushëriri i tij Erioni nga një sëmundje, ndërsa punonte në një kompani mobiljesh./tvklan.al