Masat kufizuese me Greqinë do të vijojnë të jenë aktive edhe për dy javë të tjera. Deri më 15 Shtator do të vijojë të mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes së shqiptarëve në Greqi për turizëm.

Po ashtu numri i personave që hyjnë në pikat kufitare do të mbetet e njëjtë. Në Kakavijë lejohen 750 persona, ndërsa në Kapshticë 300 vetë.

Po ashtu personat që do duhet të fluturojnë drejt Greqisë do të mund ta bëjnë këtë vetëm drejt aeroportit të Athinës “Eleftherios Venizelos”. Ky rregull është i vlefshëm edhe për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë testi negativ për Covid do të kërkohet të paktën deri më datë 19 Shtator. Ai duhet të jetë kryer 72 orë para mbërritjes në Greqi për personat që mbërrijnë në aeroport ose nga rrugët tokësore./tvklan.al